E martë, 9 prill 2013
KOMITETI PËR PUNË TË JASHTME I EUROPARLAMENTIT E MIRATOI REZOLUTËN PËR MAQEDONINË
Me 38 vota "për" dhe 13 vota "kundër", Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e miratoi Rezolutën për Progresin e Republikës së Maqedonisë, në seancën e djeshme të rregullt në Europarlamentin në Bruksel.
Në Rezolutën kërkohet fillim urgjent i negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, meqë katër herë me radhë Maqedonia mori Raport pozitiv nga Komisioni Evropian. Dialogu i nivelit të lartë nuk guxon të jetë zëvendësim për negociatat e anëtarësimit.
Eurodeputetët miratuan gjithsej 20 amendamente kompromise dhe rreth 50 amendamente tjera.
Ato shprehin bindje se fillimi i negociatave pozitivisht do të ndikojë në përmirësimin reformave, gjendjes së brendshme, dialogut ndëretnik dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Është dërguar thirrje për dialog politik, zbatim të agjendës së BE-së, si dhe për pajtim historik ndërmjet grupeve ndëretnike dhe nacionale.
Rezoluta duhet formalisht të miratohet edhe në seancën plenare të Dhomës Ligjvënëse Evropiane.