SHQYRTIM I PROPOZIMEVE TË DERITANISHME TË DËRGUARA NGA QYTETARËT
Amendamenti ka të bëjë me propozim-ligjin e Ligjit për veprimtari infermierie
Amendament:Në kreun VII nga propozim-ligji për veprimtari infermiere, më saktë neni 34, teksti "Oda e infermiereve dhe akushereve" të zëvendësohet me tekstin "Oda e punëtorëve shëndetësorë të RM-së" në pajtim me nenin 155a nga Ligji për mbrojtje shëndetësore. Në të gjithë tekstin në vijim të Propozim-Ligjit për veprimtari infermiere ku shkruan "Oda e infermiereve dhe akushereve" zëvendësohet me "Oda e punëtorëve shëndetësorë të RM-së"
Arsyetim:vlerësoj se punëtorët shëndetësorë duhet të bashkohen në një Odë. Të gjitha profesionet, sikur se edhe mjekët të cilët merren me veprimtari të ndryshme (pediatër, gjinekolog, kirurg etj.) , janë anëtarë të një Ode. Para saj do të theksojmë se Oda e punëtorëve shëndetësorë të RM-së ekziston më tepër se një vit dhe në të si degë të veçantë mund të veprojnë të gjithë punëtorët shëndetësorë. Përpjekja e këtillë për Odë të re përkrah tani më të Odës të regjistruar nuk do të ketë për qëllim përparimin e profesioneve, por përmbushjen e ambicieve personale të individëve, për shkak të së cilës pëson përparimi në profesionet tona të cilat janë larg prej standardeve Evropiane. Infermieret gjithsesi se janë grupacioni më i madh i punëtorëve shëndetësorë në RM mirëpo nuk duhet t’i anashkalojmë profilet tjera (infermieret e stomatologjisë, teknikës dentale, fizioterapeute, laborante, teknike të rëntgenit etj.). Në të gjitha vendet Evropiane ekziston vetëm një Odë e cila i bashkon të gjitha profesionet. Pyetje, sa Ligje do të na nevojiten që ta rregullojmë veprimtarinë e të gjithë punëtorëve shëndetësorë?
Amendamenti i propozuar nuk kërkon mjete financiare shtesë
25.10.2008- Suzana Stankoviq, stankovicsuzana@yahoo.com
Amendamenti ka të bëjë me Propozim-Ligjin për rritjen e pagave të të gjithë punonjësve
Amendament: a do të mund të miratohet ligj për rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e punësuar dhe ashtu siç u rritën çmimet e produkteve ushqimore, drurit për ngrohje, dhe rrymës ashtu duhet edhe punëtorëve tu miratohet ligj për rritjen e pagave edhe atë në afat sa më të shkurtë sepse populli është në varfëri të skajshme. Ju lutem në emër të të gjithë punëtorëve që ky Ligj të miratohet, për të cilën gjë paraprakisht Ju falënderohemi.
Arsyetim:
lejohet përdorimi i armëve pneumatike dhe tetike
11.102008-i.e,emce_32@hotmail.com
Amandamenti ka të bëjë me Propozim-ligjin për policinë
Amandament: Policët të jenë anëtarë të partive politike
Arsyetim:Unë propozoj të ndryshohet pjesa ku sipas meje duhet të jetë policët nuk duhet të jenë anëtarë të partive politike.
Amendamenti i propozuar nuk kërkon mjete financiare shtesë
08.10.2008-Pandev Vasill,dzuvce@yahoo.com
Amendamenti ka të bëjë me Propozim -ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve
Amendament:Neni 30-a, alineja 4 plotësohet si vijon:E drejta nga paragrafi 1 i këtij neni do të realizohet për fëmijën e dytë, tretë dhe të katërt të lindur prej 1 janar 2009 si dhe për fëmijën e tretë dhe të katër të lindur para kësaj date,deri në moshën dhjetë vjeçare të fëmijës së tretë,gjegjësisht në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare të fëmijës së katërt. Neni 30-b alineja 2 plotësohet dhe pas fjalëve ….për periudhë prej dhjetë viteve….shtohet ….përkatësisht deri në mbushjen e moshës dhjetë vjeçare të fëmijës për të cilin realizohet kjo e drejtë …. Neni 30-b alineja 3 plotësohet dhe pas fjalëve …. Për periudhë prej 15 viteve ….shtohet …. përkatësisht deri në mbushjen e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare të fëmijës për të cilin realizohet kjo e drejtë…
Arsyetim:A nuk është diskriminues ky përcaktim i datës së lindjes?A nuk i ka të njëjtat nevoja dhe më në fund të drejtat e njëjta fëmija i lindur vitin e kaluar ose në 25.12.2008 edhe ai i cili do të lindë në 01.01.2009 15 minuta pas mesnate? A thua nuk do të rriten marrë në përgjithësi në të njëjtat kushte sociale. Me plotësimet e këtilla mendoj se do ta zbus elementin diskriminues të Ligjit.
Amendamenti i propozuar ka nevojë për mjete financiare plotësuese.
Mjete financiare mund të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë
20.09.2008-Trajceska vesna, vesna_t@t-home.mk
Amendamenti ka të bëjë me Propozim-ligjin për furnizime publike
Amendament:çdo furnizim publik në ndërmarrjet shtetërore dhe institucionet mbi 1 milion euro doemos duhet të publikohet në mediat.
Arsyetim: kështu do të zvogëlohet korrupsioni
Amendamenti i propozuar nuk kërkon mjete financiare shtesë
17.08.2008-goce,a@yahoo.com
Amendamenti ka të bëjë me propozim ligjin për shërbimin gjyqësor
Amendament:ndryshim i pikëve nga 155 në minimum 250 për informaticientët e cekur në më shumë nene të Ligjit.
Arsyetim:Në kundërshtim me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , si dhe të Ministrisë së Drejtësisë për zhvillimin e shoqërisë informatike veçanërisht në jurisprudencë nëpërmjet implementimit të zgjidhjeve të shumta softverike, shpërndarjen automatike të lëndëve dhe automatizimit të tërësishëm të procedurës së procesit për çka në rrjedhë është riimplementimi i aplikacioneve për Sistem të integruar gjyqësor i finansuar nga USAID. Në këtë ligj informaticientët të cilët janë më së shumti të angazhuar në realizimin e tërë kësaj përfundimisht janë të devalvuar. Numri i pikëve është i zvogëluar prej 235 në vetëm 155 pikë (bazohemi me praktikantët gjyqësor, përkthyesit, sekretareshat teknike të kryetarëve etj.). Andaj shpresojmë se ky segment do të rregullohet dhe se nuk do u kundërvihemi rrjedhave moderne të shoqërisë bashkëkohore drejt të cilave synojmë.
Amendamenti i propozuar ka nevojë për mjete financiare shtesë
Mjete financiare mund të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë
22.07.2008 -Informaticientë nga gjykatat e RM-së, sudohrid@yahoo.com
Amendamenti ka të bëjë me Propozim-ligjin për futjen e egjiptianëve në preambulën e Kushtetutës së RM-së.
Amendament: futja e egjiptianëve në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Arsyetim:duke e perceptuar Republikën e Maqedonisë si shtete multietnik duhet që pakicat që nuk janë në shumicë në Republikën e Maqedonisë të njihen dhe t’i gëzojnë të drejtat dhe të marrin pjesë në krijimin e vendimeve në Kuvend etj.
Amendamenti i propozuar nuk kërkon mjete financiare shtesë
01.07.2008-vahid memed, vahid.memed@yahoo.com
Amendamenti ka të bëjë me Propozim-ligjin për regjistrimin e automjeteve
Amendamenti: o njerëz kur do të lirohen regjistrimet
Arsyetim: Amendamenti i propozuar kërkon mjete financiare plotësuese
Mjete financiare mund të sigurohen prej 100.000 euro
21.06.2008- Goran Krstevski, goran_gga@hotmail.com
Amendamenti ka të bëjë me Propozim-ligjin për mbrojtje shëndetsore
Amendament: Amendamenti ka të bëjë me nenin 155a. Në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare (arsyetimi në lidhje me ligjin) të shtohet teksti si vijon "Oda e punëtorëve shëndetësorë në RM e cila tani më është e regjistruar në Regjistrin Qendror të RM-së vazhdon në kontinuitet ta kryejë punën e saj".
Arsyetim: Në Regjistrin Qendror të RM-së është e regjistruar Oda e punëtorëve shëndetësorë të RM-së në të cilën sipas Statusit-anëtarë janë të gjithë punëtorët shëndetësor me arsim të mesëm, të lartë dhe sipëror nga sfera e mjekësisë , farmacisë dhe stomatologjisë. Me inciativë të Odës së emëruar, dhe me mbështetje maksimale nga Ministri i Shëndetësisë, dhe gjithashtu Qeverisë së RM-së,në Propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore kërkohet të plotësohet neni 155, me nenin 155a me të cilin punëtorët shëndetësorë me arsim të mesëm, të lartë dhe sipëror nga sfera e mjekësisë , farmacisë dhe stomatologjisë e fitojnë të drejtën për mbartje në Odë. Kërkesa ka për qëllim që të pengohen ndarjet e punëtorëve shëndetësorë, të nxitura nga interesat personal të dikujt, janë me qëllim që të gjithë punonjësit shëndetësorë me arsim të mesëm, të lartë dhe sipëror vend veprimin e vetë ta gjejnë në Odën tani më të formuar.
Amendamenti i propozuar nuk kërkon mjete financiare shtesë
05.04.2008-Stankoviq Suzana, stankovicsuzana@yahoo.com
Amendamenti ka të bëjë me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për armët
Amendament: Amendamenti nr. 1 në Ligjin për armët në nenin 13 paragrafin 2 pas alinesë 4, shtohen alinetë 5 dhe 6: " merret me gjueti dhe është anëtar i shoqatës së gjuetarëve - merret me qitje sportive dhe është anëtari i klubit sportiv për qitje."
Amendamenti nr. 2 Teksti i nenit 31 i Ligjit për armë krejtësisht shlyhet dhe në vend të tij shtohet tekst i ri i nenit 31, si vijon :"Ndalimi për përdorimin e armës në vende ku mund të rrezikohet siguria e qytetarëve .Ndalohet armëmbajtja në kohën e tubimeve publike , shfaqjeve , garave sportive dhe protestave. Ndalohet futja e armëve në vende , hapësira ose objekte , në të cilat pronari i tyre ose shfrytëzuesi rekomandojnë ndalimin e futjes së armëve në këto vende. Arma për gjah nuk guxon të përdoret jashtë vendeve të gjahut, vendeve për gjuajtje civile ose në vende tjera të caktuara për stërvitje në gjuajtje. Arma sportive nuk guxon të përdoret jashtë vendeve për gjuajtje civile ose vendeve tjera të cilat janë të caktuara për stërvitje në gjuajtje. Në përjashtim nga dispozita e paragrafit 5 të këtij neni,lejohet përdorimi i armëve pneumatike dhe tetike në vende të cilat në pozitën e tyre ose pas marrjes së masave të sigurisë, janë të atilla që të mos mund të rrezikohet siguria e qytetarëve. U lejohet përdorimi i armëve pneumatike dhe tetike fëmijëve të moshës më të madhe se 11 vjet në vendet për gjuajtje sportive dhe në vende tjera të caktuara dhe të rregulluara për stërvitje në qitje nën mbikëqyrje të trajnuesit i cili i plotëson kushtet nga neni 9 i këtij ligji. Ndalohet dhënia për përdorim të armës fëmijëve ,përveç ndaj dispozitave të këtij ligji. Arma e gjahut dhe ajo sportive jashtë vendeve të gjahut dhe vendit për qitje, doemos duhet të bartet në këllëfë dhe valixhe përkatëse , e pa mbushur me municion."
Arsyetim: legjislacionet e të gjitha shteteve të cilat e rregullojnë këtë materie , parashikojnë ndalim për armëmbajtje në kohën e mbajtjes së tubimeve publike, manifestimeve, garave sportive, etj. ndërsa nuk ndalohet armëmbajtja në vende publike.
Ndalimi i armëmbajtjes në vende publike është aprovuar me qëllim që agjencitë e sigurimit të kenë të hyra më të mëdha nga arsyeja se qytetarëve tu hiqet e drejta e mundësisë për armëmbajtje për mbrojtje personale gjegjësisht nëse kanë nevojë për mbrojtje të detyrohen të drejtohen te agjencitë për sigurim të cilat do ti mbrojnë për të holla.
Amendamenti i propozuar nuk kërkon mjete financiare shtesë
31.03.2008 - Vlladimir Pandovski , interex@mt.net.mk