E enjte 10 qershor 2010
MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR KULTURË
Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dymbëdhjetë, të mbajtur sot, si trup punues amë i shqyrtoi:
1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bibliotekat - leximi I;
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për muzetë - leximi I;
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase - leximi I;
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë - leximi I;
Arsyetimin hyrës në lidhje me pikat e rendit të ditës e bëri ministri i Kulturës. znj. Elizabeta Kançeska-Mileska.
Me diskutimin e tyre për pikat e rendit të ditës u paraqitën edhe deputetët: z.Vasko Shutarov, znj. Roza Topuzova - Karevska. Znj. Liljana Zaturovska, znj. Sonja Cvetkovska, znj. Natasha Janevska dhe Vesella Çestoeva.
Komisioni me shumicë votash i mbështeti ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të propozuara dhe vlerësoi se ato mund të jepen në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.