E hënë, 21 qershor 2010
NUK EKZISTON ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ TË BËHEMI ANËTARE E UE-SË
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop - Arsov dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nja Svetllana Jakimovska dhe z. Rafiz Aliti, sot realizuan takim me kryetarin e Republikës së Çekisë, z. Vacllav Klaus.
Në takim, krahas anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, ishte i pranishëm edhe Ekselenca e Tij Jozef Braun, ambasador i Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, si dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport dhe Këshillit Nacional për eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në fjalimin e tij hyrës, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane e shprehu faleminderimin për përkrahjen të hapur dhe të vazhdueshme që Republika e Çekisë ia jep Republikës së Maqedonisë në çdo kënd vështrim, edhe në atë të procesit të eurointegrimit.
Kryetari Klaus, për të cilin kjo është vizita e tij e parë në Republikën e Maqedonisë në cilësinë e kryetarit të Republikës së Çekisë, e shfrytëzoi mundësinë ta shprehë faleminderimin e tij për ftesën.
Ai theksoi se prezenca e tij është shenjë për marrëdhëniet maqedonase-çeke dhe theksoi se nuk ekziston alternativë tjetër përveç të bëhet anëtare e UE-së, nuk ekziston lloj tjetër i integrimit përveç integrimi drejt UE.
Në takim fjalë morën edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nja Svetllana Jakimovska dhe z. Rafiz Aliti, si dhe zëvendës-koordinator i grupit parlamentar të LSDM, z.. Marijanço Nikollov.
Në fund të takimit, kryetari Petar Pop- Arsov, në emër të tij personal dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikën e Maqedonisë, drejtoi përshëndetje deri te përbërja e re e parlamentit Çek, i cili prej nesër fillon me punë, duke i dëshiruar bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen, siç kanë pasur deri më tani.