E mërkurë, 20 qershor 2012
MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 32-të, të mbajtur më 18 qershor të vitit 2012, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për veprimtari komunale - leximi I.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte prezent z.Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në arsyetimin e Propozim-ligjit përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z.Bllagoja Stojanovski dhe z.Pançe Orcev.
Në fund, Komisioni unanimisht e miratoi Konkluzionin si vijon:
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për veprimtari komunale – leximi I nga pikëpamja e nevojës për miratimin e ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.