E hënë, 11 qershor 2012
SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT
Parlamenti evropian nga 11 deri 14 qershor do të mbajë seancë plenare në Strasburg, në të cilën do të diskutohet për menaxhimin ekonomik, përforcimin e disiplinës fiskale dhe nxitjen e rritjes. Gjithashtu, do të diskutohet për reformat e buxhetit të BE-së viti 2014-2020.
Hapja e vendeve të reja të punës duhet doemos të jetë prioritet për Evropën, thuhet në rezolutën e cila do të votohet të enjten. Ditën e njëjtë anëtarët e Parlamentit Evropian do të votojnë edhe për rezolutën për hapjen e tregut unik të BE-së.
Eurodeputetët do të debatojnë edhe për gjendjet aktuale në Afganistan, Lindjen e Afërt, Tibet dhe Afrikë. Parlamenti do t'i ftojë vendet-anëtare të Kombeve të Bashkuara të japin raport për të gjitha marrëveshjet lidhur me tregtinë me armë.
Të mërkurën Europarlamentit do t'i adresohet kryetari i Perusë, z. Olianta Humalla, pasi paraprakisht të votohet për rezolutën për marrëveshje tregtare të BE-së me Kolumbinë dhe Perunë.