E martë, 12 qershor 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. BILL SARAVINOVSKI


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me kryetarin e Rokdeilit, z. Bil Sarvinovski. Në takimin z. Saravinovski e informoi kryetarin Veljanoski për aktivitetet në komunën e Rokdeillit, e cila është një nga komunat më të mëdhenj në Sidnej, Australi. U diskutua për udhëheqjen e komunës dhe për punën e Këshillit të Rokdeillit, si dhe për zgjidhjen e problemeve të komunitetit maqedonas, por edhe të komuniteteve tjera të cilat jetojnë në Rokdeil.
Ai theksoi se komuniteti maqedonas është me numër më të madh në këtë komunë. Kryetari i komunës Saravinovski e informoi kryetarin Veljanoski për gjendjen politike në Australi dhe për aktivitetin e pjesëtarëve të komunitetit maqedonas, të cilët janë përfshirë në partitë politike dhe jetën politikë në Australi.
Në takimin ishte i pranishëm edhe deputeti z. Millorad Dodevski, i cili theksoi se komuniteti maqedonas është mjaft aktiv dhe i përfshirë në politikën në Australi.
Kryetari Veljanoski potencoi se është shumë e rëndësishme që komuniteti maqedonas, i cili jeton në Australi, të jetë i vetëm dhe t'i realizojë kërkesat dhe qëllimet e tij.
Kryetari Veljanoski nënvizoi se me aktivitetin e tyre, gjithashtu, krijojnë urë dhe i thellojnë lidhjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë.