E premte, 28 qershor 2013
APKE E MIRATOI RAPORTIN PËR DIALOGUN PASMONITORUES ME MAQEDONINË
Me shumicë votash, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) dje e miratoi Raportin për dialogun pasmonitorues me Maqedoninë, të cilin e përpiloi deputeti britanik, z. Robert Volter.
Në kuadër të seancës plenare në Strasburg, deputetët nga 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës i dhanë përkrahje vendit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO. Madje ato shprehën keqardhje për pengimin e procesit eurointegrues për shkak të kontestit me emrin.
Republika e Maqedonisë arriti progres në pesë vitet e kaluara, por duhet edhe më tutje të punojë për realizimin e plotë të reformave - qëndron në tekstin e miratuar.
APKE-ja vendosi ta vazhdojë dialogun pasmonitorues me vendin tonë, me ç'rast i rekomandohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të hapë zyrë në Shkup.