KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 4 qershor 2009

EVROPIANËT VOTOJNË PËR MANDATIN E SHTATË TË PARLAMENTIT EVROPIAN

Njëzet e shtatë shtete, 375 milion evropianë me të drejtë vote, prej sot deri në fund të javës do ta zgjedhin mandatin e shtatë parlamentar. Parlamenti Evropian, i cili është institucion i vetëm evropian i zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli, me përbërje të re nga gjithsej 736 deputetë do të marrin pjesë pesë vitet e ardhshme në Bruksel dhe Strasburg.

Sot, në Kontinentin e vjetër, të parët do të votojnë banorët e Holandës dhe Britanisë së Madhe. Nesër do të votohet në Irlandë dhe në Çeki, e cila do të votojë edhe të shtunën. Në ditën e parë të vikendit do të ketë votim edhe në Qipro, Sllovaki, Letoni, Maltë, si dhe në Itali, e cila do të votojë edhe të dielën. Më shtatë qershor votimin do ta përmbyllin shtetet e tjera anëtare të Unionit Evropian: Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Gjermania, si shtet me më shumë banorë, ka edhe numër më të madh të deputetëve – 99, ndërsa Malta ka më pak deputetë, vetëm pesë.

Në të gjitha shtetet të drejtë vote kanë qytetarët me moshë 18 vjeçare, përveç në Austri, ku mosha minimale e votuesve është 16 vjet.

Procesi zgjedhor katërditor do të zbatohet me votim të fshehtë, ndërsa rezultatet e para do të shpallen sapo të përfundojë votimi në të gjitha shtetet.

Evroparlamenti në këto zgjedhje u nis me moton “Ju vendosni se çfarë do të jenë lajmet e nesërme!” dhe i ftoi të gjithë evropianët të zgjedhin se kush do të vendos në emër të tyre për shumë çështje të rëndësishme, duke filluar nga nevojat e konsumatorëve deri në ekologji.

a

Na ndiqni në:

Click