KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 3 qershor 2009

GJITHÇKA ËSHTË GATI PËR FILLIMIN E ZGJEDHJEVE EVROPIANE

Zgjedhës nga 27 shtete prej 4 deri më 7 qershor, do të votojnë në zgjedhjet më të mëdha shumënacionale – zgjedhjet evropiane. Pothuajse 375 milionë evropianë janë ftuar që t’i zgjedhin eurodeputetët të cilët do t’i përpilojnë ligjet evropiane gjatë pesë viteve të ardhshme.

Edhe pse evropianët votojnë për Parlamentin e përgjithshëm evropian, zgjedhjet organizohen nga vendet e veçanta anëtare. Anëtarët e Parlamentit evropian zgjidhen për periudhën prej pesë vitesh, sa edhe zgjat një mandat parlamentar. Që nga zgjedhjet e para për Parlamentin evropian në vitin 1979, gjatë këtyre 30 viteve janë realizuar gjashtë mandate parlamentare, ndërsa i shtati do të fillojë më 14 korrik.

Më 4 qershor, të drejtën e tyre të votës do ta shfrytëzojnë zgjedhësit nga Holanda dhe Britania e Madhe, kurse një ditë më vonë do të votohet në Çeki dhe Irlandë. Gjatë ditës së parë të fundjavës do të mbahen zgjedhje në Qipro, Itali, Sllovaki, Letoni dhe Maltë, ndërsa të dielën do të ketë votime në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Lituani, Luksemburg, Poloni, Portugali, Rumani, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.

Rezultatet fillestare të zgjedhjeve evropiane do të shpallen më 7 qershor, pasi që të mbyllen dyert e vendvotimeve. 

a

Na ndiqni në:

Click