KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë,08.06.2009

PARTIA POPULLORE EVROPIANE DHE DEMOKRATËT EVROPIANË ME MË SHUMË VOTA NË EUROZGJEDHJET

Qytetarët evropianë, që votuan në zgjedhjet evropiane prej 4 deri më 7 qershor, më shumë vota iu dhanë Partisë Popullore Evropiane (Demokristiane) dhe Demokratëve Evropianë. Në bazë të informacioneve të fundit zgjedhore, me 36% të votave, ky grup parlamentar do të fitojë 265 vende nga numri i përgjithshëm i 736 vendeve në Europarlament. E dyta për nga numri i votave, përkatësisht me 22% është Partia e Socialistëve Evropianë, e cila numëron 162 deputetë. Njëmbëdhjetë për qind të votave i fitoi Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve Evropianë, të mjaftueshme për 80 vende parlamentare.

Vendi i katërt i takon Grupit të Gjelbërve/Aleanca e lirë Evropiane, e cila me 6,9% vota të fituara merr 51 deputetë.  35 deputetë do t’i kenë nacionalistët, të cilët fituan 4,8% e votave, ndërsa dy deputetë më pak në përbërjen e re merr partia E majta e Bashkuar Evropiane/ E majta e Gjelbër Nordike, me 4,5%  të votave të fituara.

Grupi Pavarësi/Demokraci ka fituar 2,6% nga votat , që do të thotë 19 mandate, ndërsa të tjerët që janë të evidentuar si “Të tjerë” me 12,4% vota, kanë së bashku 91 vende deputetësh.

Ajo çka na brengos në këto zgjedhje është dalja më e ulët që është vërejtur  që nga fillimi i  vitit 1979 e deri më sot, përkatësisht 42,94%.

Më 4 qershor u votua në Holandë dhe në Britaninë të Madhe, ndërsa një ditë më vonë në Irlandë dhe Çeki. Çekët votuan edhe të shtunën, ku të drejtën e tyre të votës e  shfrytëzuan edhe qytetarët e Qipros, Sllovakisë, Letonisë, Maltës  si dhe Italisë, ku u votua dhe të dielën më 7 qershor. Votimin e  përmbyllën Austria, Belgjika, Bulgaria, Danimarka, Estonia , Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Rumunia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Numri i deputetëve të çdo shteti është në pajtim me numrin e banorëve. Kështu, Gjermania që ka numër më të madh të popullsisë ka më tepër përfaqësues - 99, ndërsa Malta ka më pak, vetëm 5.

27 vende të Unionit Evropian e zgjodhën mandatin e shtatë parlamentar të Parlamentit Evropian. Përbërja e re prej 736 parlamentarë do të punojë në Strasburg dhe Bruksel deri më vitin 2014. Mbledhja konstituive e Parlamentit Evropian është caktuar më 13 korrik.

a

Na ndiqni në:

Click