E enjte, 30 qershor 2011
KROACIA I PËRFUNDOI NEGOCIATAT ADERUESE MË BE-NË
Pas pothuajse gjashtë vitesh negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian, sot në Konferencën Ndërqeveritare për Aderim, Kroacia do t'i jap fund kësaj rruge evropiane, me mbylljen e katër kapitujve të fundit.
Këto janë kapitujt: konkurrenca e tregut; jurisprudenca dhe të drejtat themelore; dispozitat financiare dhe buxhetore dhe çështjet tjera.
Delegacionin kroat do ta udhëheq zëvendëskryeministri për Punë të Jashtme dhe Eurointegrime, Z. Gordon Jandrokoviq, ndërsa palën evropiane do ta përfaqësojë shefi i diplomacisë hungareze, Z. Janosh Martonji.
Kroacia, formalisht do t’i përfundoj negociatat vetëm disa orë para mbarimit të Kryesimit hungarez me BE-në, trashëgimtar i të cilit do të jetë Polonia.
Krerët e vendeve-anëtare të BE-së, në samitin e javës së kaluar miratuan vendim politik për përfundimin e negociatave aderuese të Kroacisë, duke e thirrur Këshillin e Evropës t’i miratojë të gjitha vendimet nevojshme për mbylljen e kapitujve tjerë deri në fund të qershorit dhe nënshkrimin e marrëveshjes për aderim deri në fund të këtij viti.
Nëse gjithçka shkon në mënyrën më të mirë të rregullt, Kroacia më 1 korrik 2013 zyrtarisht do të bëhet vendi-anëtarë i 28-të i BE-së.