E mërkure, 5 qershor 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komision për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Gjashtëdhjeteshtatë, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit personal mbi të ardhurat, tatimit mbi fitim dhe kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor në depozitë të përhershme në Shoqërinë Fabrika për Mjete në Shina "Veles" - SHPKNJP-Veles;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social.
Në debatin mori pjesë deputeti Samka Ibraimoski.
Në lidhje me Propozim-ligjin e parë, u theksua se është në kundërshtim me Ligjin për procedurë tatimore, i miratuar në vitin 2006.
Në Ligjin për procedurë tatimore janë paraparë të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit, ndërsa në rastin konkret ka të bëjë me Fabrikën për Mjete në Shina "Veles" SHPKPNJ. Në ligjin e njëjtë janë paraparë të gjithë veprimet procedurale që mund t'i ndërmerr organi tatimor.
I diskutueshëm është edhe borxhi tatimor i cili është krijuar nga viti 2002 deri në vitin 2008, sepse parashtrohet pyetja e vjetrimit të borxhit tatimor sipas nenit 110 të Ligjit për procedurë tatimore.
Sipas asaj që u tha, Ligji është i pakuptimtë. Mund të shkaktojë procedura gjyqësore të ngritura nga aksionarët që janë shoqëruar me shpenzime gjyqësore, e të cilat gjithsesi do të bien në barrë të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në rast të humbjes së kontestit.
Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, u miratuan katër amendamente të propozuara nga propozues të autorizuar.
Në fund të debatit, Komisioni i përcolli të dyja Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.