E enjte, 27 qershor 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetë, të mbajtur sot, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale (me procedurë të shkurtuar).
Kryetarja e Komisionit, znj.Vlladanka Aviroviq, i njoftoi anëtarët se janë parashtruar 4 amendamente nga deputetja Hristina Runçeva. Amendamentet u tërhoqën nga propozuesi.
Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi që këtë Propozim-ligj ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.