E premte, 29 qershor 2012

DHURIMI I PAJISJES NGA KONGRESI POPULLOR KINEZ PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kryetari Veljanoski theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy parlamenteve janë intensifikuar dhe se deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me interes të madh e presin çdo bashkëpunim me Kongresin popullor kinez dhe ardhjen e tyre në Republikën e Maqedonisë.



E enjte, 14 qershor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.VANG DONGXHOU

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me kryetarin e Komitetit Ekzistues të Kongresit Popullor të qytetit Çengdu, krahina Siçuan, z.Vang Dongxhou



E martë, 12 qershor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. BILL SARAVINOVSKI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me kryetarin e Rokdeilit, z. Bil Sarvinovski. Në takimin z. Saravinovski e informoi kryetarin Veljanoski për aktivitetet në komunën e Rokdeillit, e cila është një nga komunat më të mëdhenj në Sidnej, Australi. U diskutua për udhëheqjen e komunës dhe për punën e Këshillit të Rokdeillit, si dhe për zgjidhjen e problemeve të komunitetit maqedonas, por edhe të komuniteteve tjera të cilat jetojnë në Rokdeil



Të mërkurën, 6 qershor viti 2012, Slloveni

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, DANILLO TIRK

Në diskutimin, të dy bashkëfolësit u përqendruan në tre segmente të cilat janë me interes për të dy shtetet, përkatësisht në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në drejtim të këmbimit të ndërsjellë të përvojës në të gjitha nivelet, intensifikimin e marrëdhënieve dhe komunikimit të të dy komuniteteve të biznesit dhe gjetjen e mekanizmit i cili do të mundësojë tejkalim të shpejtë dhe të lehtë të problemeve të cilat paraqiten në veprimin ekonomik.



E martë, 5 qershor 2012, Slloveni

REPUBLIKA E MAQEDONISË KA MIK DHE ALEAT NË REPUBLIKËN E SLLOVENISË

Vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Sllovenisë, kryetari Veljanoski e filloi me takimin me kolegun e tij, kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, z. Gregor Virant, ndërsa në këtë takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë dhe koordinatorët e grupit parlamentar.

Click