Salla „Makedonia“

 

 

DEDIKIMI: Salla shfrytëzohet nga viti 1945 e këndej për zhvillimin e seancave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
 
RREGULLIMI I BRENDSHËM: Salla u ndërtua bashkë me ndërtimin e objektit në vitin 1938. Rikonstruksioni i parë i sallës u bë në vitin 1967, ndërkaq në vitin 1998-1999 u bë meremetimi i brendshëm. Me meremetimin e vitit 1999 u instalua edhe sistemi automatik për votim si dhe sistemi audio dhe video, me kamera fikse për transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Nën galeri ka dy kabina të veçanta të pajisura teknikisht për transmetime radio-televizive si dhe dy kabina për interpretim simultan. Me sistemin teknik operohet nga Regjia teknike e pajisur me pajisje të veçantë. Ndenjëset me lëkurë të kaltër u dedikohen deputetëve, kurse ato me lëkurë ngjyrë vjollce Qeverisë.  Deputetët e shumicës parlamentare ulen në pjesën  e mesme dhe në pjesën prapa Qeverisë, kurse deputetët e pozitës ulen në krahun e majtë. Muret janë stolisur me katër mozaikë tematik të punuar në teknikën bizantine  nga mjeshtri i punimeve të mozaikut Gazanfer Bajram.

GALERIA E SALLËS PARLAMENTARE: Gjatë seancave të rregullta të Kuvendit, Galerinë e përdorin gazetarët si dhe vizitorë të tjerë, kurse gjatë seancave solemne – përfaqësuesit e korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë (ambasadorë të shteteve të huaja të akredituar në Republikën e Maqedonisë).
Pjesa e ndarë e Galerisë i takon Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe  përfaqësuesve të Kabinetit të tij.

Legjenda e navigacionit gjatë xhiros virtuale:

klikoni dhe tërhiqeni në drejtimin e dëshiruar

kahu i lëvizjes

mundësia e zmadhimit, paraqitet në qendër të fotografisë

zmadhimi i fotografisë, tërhiqeni  lartë

zvogëlimi i fotografisë, tërhiqeni poshtë

Click