Е premte, 19 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME KOMISARIN PËR ZGJERIM DHE POLITIKË TË FQINJËSISË, Z. SHTEFAN FULE

Në takim, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian.
‘’Edhe pse nuk morëm datë për fillimin e bisedimeve, ndërsa atë Komisioni Evropian e rekomandoi, ne shumë seriozisht dhe me përgjegjësi vazhdojmë të punojmë në realizimin e integrimit tonë në familjen evropiane të cilës i takojmë. Në këtë na obligon edhe fakti se mbi 92% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë janë për anëtarësim në UE dhe NATO. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë me bisedimet të cilat udhëhiqen në mbështetje të KB-së dhe zotëri Nimicit për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me emrin të imponuar nga Greqia fqinje. Zgjidhja e kontestit me emrin dhe anëtarësimi ynë në UE, gjithashtu, është në interes të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin e rajonit, por gjithashtu është me rëndësi edhe për Evropën në tërësi’’, deklaroi kryetari Veljanoski



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME Z. JORGO SHACIMARKAKIS DHE Z. ALOJZ PETERLE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot i priti bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, z. Jorgos Shacimarkakis dhe shefin e Delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Alojz Peterle.



E enjte, 18 shkurt 2010

TAKIM I DELEGACIONIT TË KONGRESIT ME KRYETARIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e priti Delegacionin e Kongresit, të udhëhequr nga kongresmeni z. Erll Pomeroj, ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, z. Filip Riker dhe drejtori i Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së, z. Majkëll Fric

Click