E hënë, 4 shkurt 2013, Njujork
DEKLARATA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI PAS TAKIMIT ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA, Z. BAN KI-MUN


Takimi dhe përmbajtja e diskutimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z.Ban Ki-Mun është vazhdim i takimit të cilin e kishim gjatë vizitës së tij bashkë me z.Nimic në korrik të vitit të kaluar.
Në këtë rast shpreha falënderim për kontributin e tij aktiv për avancimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit që e kemi me Greqinë dhe për nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje e cila drejtpërdrejt e tangon integrimin tonë në BE dhe NATO.
Duke folur për bashkëpunimin parlamentar në rajon, ramë dakord se diplomacia parlamentare gjithnjë më shumë bëhet instrument i rëndësishëm për realizimin e bashkëpunimit më të afërt me fqinjin tonë jugor dhe për gjetjen e zgjidhjes lidhur me çështjet kontestuese. Në këtë drejtim pres që së shpejti të realizohet takim i kryetarëve të të dy parlamenteve, me çka do të fillojë bashkëpunimi parlamentar në të gjitha nivelet.
Në pjesën e bashkëpunimit parlamentar në nivel global u shpreh kënaqësi nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, përkatësisht me Unionin Ndërparlamentar. Gjithashtu ndamë mendim për zhvillimin e kapaciteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si parlament i cili vazhdimisht duhet të investojë në kapacitetin e tij për tejkalimin e sfidave.