E premte, 17 shkurt 2012
TAKIMI I DEPUTETIT HAJRULLA MISINI ME AMBASADORIN HUNGAREZ, Z. JOZHE BENCE
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, dje realizoi takim me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, z. Jozhe Bence, me kërkesë të tij.
Kryetari i Komisionit, z. Misini ia uroi funksionin e ri ambasadorit Bence, dhe potencoi miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve në sferën e ekonomisë dhe politikës.
Gjithashtu shprehu falënderim për përkrahjen e Hungarisë gjatë kohës së kryesimit të vjetshëm gjashtëmujor me BE-në, ku Hungaria në kategorinë e prioriteteve të larta përfshiu zgjerimin e Hungarisë me vendet e Ballkanit perëndimor.
Në këtë kontekst, z. Misini shprehu falënderim edhe për letrën e kryetarit hungarez, z. Viktor Organ, dërguar BE-së dhe përfaqësueses së PPJS-së, znj. Ketrin Eshton, në të cilën kërkoi të caktohet data për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe paralelisht me këtë të zgjidhet edhe çështja e emrit.
Në fund, ambasadori Pincel shprehu gatishmëri për t'i ndarë përvojat eurointegruese të Hungarisë me Maqedoninë, e cila tashmë është 8 vjet anëtare e BE-së.