E mërkurë, 15 shkurt 2012
MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e 12-të, të mbajtur më 9 shkurt 2012, si trup i interesuar punues shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullimin e komunikacionit kufitar hekurudhor;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor.
Në mbledhjen, në cilësi të të autorizuarve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe z. Stojanço Stojkovski, udhëheqës i Sektorit në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët e arsyetuan nevojën për miratimin e Propozim-ligjeve.
Në debatin morën pjesë deputetët: z. Antonio Milloshoski, z. Nexhati Jakupi, znj. Stanka Anastasova, z. Ivon Veliçkovski, z. Mile Paçemski dhe z. Arben Llabenishta.
Në fund të debatit, Komisioni, me 7 vota "për" konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullimin e komunikacionit kufitar hekurudhor, ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor me 6 vota "për" konkludoi se është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.