E premte, 21 shkurt 2012
"MIQTË E MAQEDONISË" PËRKRAHIN INTEGRIMIN E MAQEDONISË
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski, realizoi takim me anëtarët e grupit "Miqtë e Maqedonisë", eurodeputetët z. Riçard Hovit, z. Edvard Kukan dhe z. Allojz Peterle.
Në takimin ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisionit për Çështje Evropiane, Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.
Kryetari Milloshoski në fjalimin e tij hyrës, eurodeputetëve, u dëshiroi mirëseardhje në Maqedoni, dhe theksoi se kjo vizitë dëshmon dashamirësinë, vendosmërinë dhe gatishmërinë për t'i ndihmuar një shteti në hapjen e rrugës së tij drejt integrimit.
Nga ana e të pranishmëve, u shqyrtuan rekomandimet e përfshira në Propozim-rezolutën e Parlamentit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, e cila duhet të miratohet në mars 2012.
Në kuadër të Propozim-rezolutës për Maqedoninë, u theksohet përkrahja që sa më shpejtë të fillohet me negociatat për anëtarësim me BE-në, gjithashtu përfshihet edhe mbiemri "maqedonas" si dhe bëhet thirrje për respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Eurodeputetët, z. Riçard Hovit dhe z. Eduard Kukan shprehën kënaqësi për prezencën e tyre si miq të vërtetë të vendit, qëllimi i përbashkët i të cilëve është t'i ofrojnë ndihmë dhe përkrahje Maqedonisë për fillimin e negociatave me BE-në.
Eurodeputetët, z. Allojz Peterlle theksoi rëndësinë dhe rolin e diplomacisë parlamentare në komunikimin ndërkombëtar.
Kryetari Milloshoski potencoi se Republika e Maqedonisë edhe më tutje mbetet e përkushtuar në realizimin e reformave në tre sfera: Administratë, gjyqësi dhe zmadhimin e dialogut ndërmjet të gjithë autoriteteve shoqërore me mediumet.
Për fjalë u paraqitën edhe koordinatorët e Grupit parlamentar: znj. Sillvana Boneva, z. Igor Ivanovski dhe znj. Ermira Mehmeti-Devaja, si dhe deputetët znj. Liljana Popovska.
Përndryshe, Grupi "Miqtë e Maqedonisë" u themelua më 11 shkurt 2011, me iniciativë të eurodeputetit, z. Martin Kastler.