E mërkurë, 29 shkurt 2012, Zagreb
PJESËMARRJA E DEPUTETIT HAJRULLA MISINI NË KONFERENCËN VJETORE
Deputeti Hajrulla Misini, si përfaqësues i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, me ftesë të RAKVIAK Qendra për bashkëpunim të sigurisë, merr pjesë në konferencën vjetore dyditore për Reformat në sektorin e sigurisë - koncept i sundimit të mirë, e cila mbahet në Zagreb, Kroaci.
Në konferencë u arsyetua koncepti i sundimit të mirë, si princip më i rëndësishëm dhe më i aplikueshëm i reformave në sektorin e sigurisë, veçanërisht gjatë kohës së krizës.
Në margjinat e konferencës, deputeti Misini realizoi takim edhe me drejtorin e RAKVIAK, z. Nikolla Todorçevski ku u diskutua për aktivitetet e ardhshme dhe bashkëpunimin ndërmjet Qendrës dhe Republikës së Maqedonisë.