E mërkurë, 1 shkurt 2012
Seanca plenare e Europarlamentit
Parlamenti Evropian, sot dhe nesër, në Bruksel, do të mbajë seancë plenare, në të cilën eurodeputetët do të diskutojnë për më shumë çështje, ndër të cilat, nxitja e zhvillimit dhe punësimi.
Me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, z-nj. Ketrin Eshton, do të diskutohet për sanksionet kundër Iranit dhe zgjedhjet parlamentare në Rusi.
Gjithashtu, do të bëhet fjalë edhe për këtë se si BE-ja menaxhon me buxhetin e vet për ndihmën humanitare dhe si ndihma e BE-së kanalizohet nëpër OKB-në.
Për herë të parë, Parlamenti Evropian do të diskutojë për ndërmarrje të masave për ballafaqim me dhunën në stadiume sportive, dopingun, kurdisjen e ndeshjeve dhe baste ilegale.
Në agjendë do të gjenden edhe: euroobliguesit, raporti tatimor vjetor, konkurrenca e tregut, riciklimi i hedhurinës, gratë gjatë luftës etj.