E mërkurë, 8 shkurt 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË RUMANISË, Z. FOKSHA JUSTINIJAN
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Rumanisë, z. Foksha Justinijan.
Kryetari Veljanoski, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm ambasadorit të sapoemëruar, theksoi se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Rumanisë nuk ka çështje të hapura, që është bazë e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha sferat.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi parlamentar në nivel të kryetarëve dhe të komisioneve dhe kryetarëve duhet ta shënojë vitin 2012, si vazhdim i bashkëpunimit bilateral në nivel të kryetarëve të shteteve.
Ambasadori Justinijan Foksha e përsëriti përkrahjen e Republikës së Maqedonisë për integrime euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.