E mërkurë, 29 shkurt 2012, Australi
TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI DHE DELEGACIONIT ME KRYESUESIT E PARLAMENTIT TË AUSTRALISË


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski bashke me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilin e përbejnë deputetët: Ilija Dimovski, Millorad Dodevski, Cvetanka Ivanova dhe Xhevat Ademi, u takuan me senatorin e Dhomës së epërme të Parlamentit të Australisë, z. Piter Sliper, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Australisë dhe z. Xhon Hog, kryetar i Senatit të Australisë.
Në takimin i cili u realizua në atmosferë të ngrohtë u diskutua për më shumë çështjeje me interes për të dy palët.
Kryetari Veljanoski dërgoi mirënjohje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australisë për heqjen e nocionit sllavo-maqedonas, që është një hap i madh në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Australisë dhe Republikës së Maqedonisë.
Kryetari Veljanoski diskutoi edhe mbi çështjen e lehtësimit të regjimi të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, si dhe për hapjen e ambasadës së Australisë në Republikën e Maqedonisë, me çka në mënyrë plotësuese do të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve.
Kryetari Veljanoski shprehu interesim për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë në nivel të komisioneve, grupeve parlamentare, deputetëve dhe shërbimit profesional.
Kryetari Veljanoski, gjithashtu, theksoi edhe rolin e rëndësishëm të militantëve maqedonas të vendosur në Afganistan të cilat janë pranë aleatëve të tyre - anëtarët e forcave ushtarake të Australisë.
Për fat të keq, edhe krahas kontributit të madh të Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s dhe Koalicionit kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë ende nuk është anëtare e NATO-s nga shkaqet të cilat njihen mirë.
Z. Sliper shprehu falënderim ndaj Komunitetit maqedonas në Australi, e cila numëron mbi 100.000 qytetarë për lojalitetin dhe kontributin e tyre në jetën shoqërore dhe sociale të Australisë. Z. Sliper, gjithashtu, u interesua edhe për përkrahjen e qytetarëve maqedonas për anëtarësim në NATO dhe BE dhe dha mirënjohje për pjesëmarrjen aktive të ushtarëve tanë në misionet paqësore të NATO-s.
Në takimin, gjithashtu, u diskutua edhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë.
Kryetari i Senatit, z. Hog, u pajtua se ekzistojnë mundësi të shkëlqyeshme për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, veçanërisht në sferën e IKT-së.
Kryetari Veljanoski u dërgoi ftesë të dy kryetarëve të Parlamentit të Australisë ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë, e cila me kënaqësi u pranua nga ana e tyre.