E enjte,11 shkurt 2010, Bruksel
SAMIT JOFORMAL I VENDEVE ANËTARE TË UNIONIT EVROPIAN

Liderët e vendeve anëtare të Unionit Evropian sot do të takohen në samitin joformal në Bruksel, në udhëheqje të kryetarit të ri të Këshillit të UE-së, z. Herman van Rompuj.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 shkurt 2010
U MIRATUA PËRBËRJA E RE E KOMISIONIT EVROPIAN

Deputetët e Parlamentit Evropian me 488 vota “për”, 137 “kundër” dhe 72 “të përmbajtur” dje në Strazburg dhanë leje për ekipin e ri 26-anëtarësh të Komisionit Evropian, në krye me kryetarin, z. Hoze Manuell Baroso. Njëkohësisht, ky është mandati i dytë i z. Barosos në krye të Komisionit Evropian
Lexo më shumë
E hënë, 08 shkurt 2010
SEANCË PARLAMENTARE E EUROPARLAMENTIT

Parlamenti Evropian këtë javë do të mbajë Seancë plenare në Strasburg, në të cilën mes tjerash, do të bëhet fjalë edhe për zgjerimin e Unionit Evropian. Të mërkurën eurodeputet me Komisionin dhe Këshillin do të debatojnë për përparimin që e kanë arritur Maqedonia, Kroacia, Turqia dhe Maqedonia në rrugën drejt anëtarësimit në Union. Është e domosdoshme miratim nga ana e Parlamentit për bashkangjitje të cilitdo vendi të ri në UE.
Lexo më shumë
E enjte, 4 shkurt 2010
EURODUPUTETËT DO TË DEBATOJNË PËR SYNIMET E MAQEDONISË DREJT UE-SË

Të enjten, më 10 shkurt, eurodeputetët do të debatojnë për synimet e Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë drejt Unionit Evropian. Çështjeve të cilat Republika e Maqedonisë duhet t'u përkushtojë vëmendje janë: reformat në administratën publike dhe gjyqësi, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i të drejtave të grave dhe marrëdhënieve ndëretnike, si dhe "përpjekje të përforcuara për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në kontestin për emrin" me Greqinë
Lexo më shumë