E enjte, 29 shtator 2011

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. REXHEP TAIP ERDOGAN

Në fillim të takimit kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për takimin dhe u përqendrua në marrëdhëniet tradicionale të mira dhe miqësore ndërmjet të dyja vendeve. Në këtë kuptim, ai shprehu falënderim për mbështetjen konsekuente dhe konstruktive të Turqisë dhe për solidaritetin me Maqedoninë në kornizat e integrimeve euroatlantike, e kryesisht për përdorimin parimor të emrit kushtetues të vendit tonë në marrëdhëniet bilaterale edhe në planin ndërkombëtar. 



E mërkurë, 28 shtator 2011

TAKIME PROTOKOLLARE TË KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORËT E SAPOEMËRUAR TË KANADASË DHE REPUBLIKËS SË AZERBEJXHANIT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar inordinar dhe të autorizuar të Kanadasë, SH. E.  Roman Vashçuk, si dhe takim me ambasadorin e ri inordinar dhe të autorizuar të Republikës së Azerbejxhanit, SH.T. Faig Baghirov.



E hënë, 26 shtator 2011

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKES SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME Z. ROBERT VALTER, REFERUES I KOMISIONIT PËR RESPEKTIMIN E OBLIGIMEVE DHE ANGAZHIMEVE TË VENDEVE-ANETARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS (KOMISIONI MONITORUES)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në fillim të takimit bëri një retrospektivë mbi arritjet dhe ngjarjet e deritanishme në Republikën e Maqedonisë në periudhën e kaluar. Ai veçanërisht përmendi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të realizuara me sukses të cilat e vërtetuan kapacitetin demokratik të Republikës së Maqedonisë, dhe që u vlerësuan pozitivisht nga të gjitha palët.  Gjithashtu, në kontekst të angazhimeve tona të suksesshme, ai potencoi edhe kryesimin tonë të vjetshëm me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. 



E martë, 20 shtator 2011

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT TË MEMORANDUMIT PËR BASHKËPUNIM

Me kënaqësi të madhe e vazhdojmë bashkëpunimin e deritanishëm trevjeçar me miqtë tanë britanik, Ambasadën Britanike në Shkup dhe Fondacionin Vestministër për demokraci. Edhe në vitet e ardhshme bashkërisht do ta përforcojmë kapacitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kapacitetin e përfaqësueses sonë, funksionit legjislativ dhe mbikëqyrës. 



E hënë, 19 shtator 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ANËTARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE RAPORTUESIN PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z RIÇARD HOVIT

Në fillim të takimit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, bëri prapavështrim të shkurtër mbi ngjarjet dhe arritjet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën e kaluar. Ai fillimisht i theksoi arritjet pozitive të Kuvendit në dy vitet e kaluara të cilët i sollën vlerësim pozitiv Kuvendit në Raportin për progresion e Republikës së Maqedonisë, të cilët dhanë ndihmesë edhe për vlerësimet e përgjithshme pozitive për Republikën e Maqedonisë.



E premte, 15 shtator 2011

KRYETARI VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME NËNKRYETARIN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË KONGRESIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS Z. SANG GUOVEI

Në takimin ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Republikës Popullore të Kinës:  z.Sun Vensheng, z.Ren Maodong, z.Xhang Baixhia dhe z.Li Xhiang, ndërsa nga ana maqedonase ishin të pranishëm koordinuesit e grupeve parlamentare:   znj.Sillvana Boneva, z.  Talat Xhaferi, z.Igor Ivanovski, z.Goran Misovski, z.Rejhan Durmishi dhe deputetët z.Antonio Milloshovski, z.Aleksandar Spasenovski, z.Gordan Georgiev dhe z.Mende Dinevski.



E mërkurë, 14 shtatorë 2011

Takimi i kryetarit të Parlamentit Velanoski me ambasadorin e sapoemëruar amerikan në Republikën e Maqedonisë, E.T. Pol Volers

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Velanoski, sot e pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, E.T. Pol Volers Në takimin, kryetari i Parlamentit Velanoski shprehi kënaqësinë nga niveli i arritur i marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shtetet dhe nga përkrahja të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës I ja japin Republikës së Maqedonisë. 



Е enjte, 8 shtator 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ISH-KRYETARËT E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE KRYETARIN, ANËTARËT DHE ZËVENDËSANËTARËT E KOMISIONIT PËR ZBATIMIN E REFERENDUMIT TË VITIT 1991

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Trajko Veljanoski, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, realizoi takim me ish-kryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Stojan Andov, Z. Savo Klimovski dhe Z. Ljubisha Georgievski; me kryetarin e Komisionit për zbatimin e referendumit të vitit 1991, Z. Nikolla Konevski dhe anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, Znj. Evica Dimovska, Z. Aleksandar Boshnjakovski, Z. Vedat Veli, Z. Agim Miftari dhe Z. Dimitar Vellkov

Click