E enjte, 15 shtatorë 2011
Mbledhja e dytë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dytë të mbajtur më 14 shtatorë të vitit 2011, si trup punues amë, në leximin e dytë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë veterinere – leximi i II;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkësitë e ujërave – leximi i II;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për material reproduktiv nga llojet e drurëve pyjorë – leximi i II;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore – leximi i II;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve – leximi i II;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurinat – leximi i II;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti – leximi i II;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparatet veterinere-mjekësore – leximi i II;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve – leximi i II;
Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Zëvendëskryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave, z. Pançe Orcev, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ishin të parashtruara nga dy amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë veterinere, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkësitë e ujërave – leximi i II dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për material reproduktiv nga llojet e drurëve pyjorë – leximi i II, të cilat Komisioni nuk i miratoi.
Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore – leximi i II dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve – leximi i II, do të përgatitet propozim i plotësuar.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurinat u parashtruan gjithsej 10 amendamente, nga të cilat 4 u miratuan, ndërsa 6 Komisioni nuk i miratoi.
Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave parashtroi 1 amendament dhe të njëjtin njëzëri e miratoi.
Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti, zëvendëskryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave, z. Pançe Orcev, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk ka amendamente të parashtruara.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparatet veterinere-mjekësore, në afatin e caktuar u parashtruan 4 amendamente, ndërsa në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve u parashtruan 7 amendamente, të cilat Komisioni nuk i miratoi.
Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave konkludoi që Propozim-ligjet e propozuara të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.