E premte, 2 shtator 2011
MBLEDHJA E PARË E KËSHILLIT BUXHETOR
Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e parë, të mbajtur më 31 gusht 2011, i shqyrtoi pikat në vijim:
- Përcaktimin e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm për grupet e deputetëve, në përputhshmëri me nenin 9 paragrafi (3) të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 104/2009");
- Autorizimin e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për formimin e grupit punues nga Shërbimi i Kuvendit, që do të përgatit Propozim-planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, në përputhshmëri me nenin 27 paragrafi (1) alineja 1 dhe 2 të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
- Në lidhje me pikën e parë, me 4 vota “për”, u miratua Konkluzioni vijues:
1. Në përputhshmëri me nenin 9 paragrafi (3) të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Këshilli Buxhetor caktoi që bashkëpunëtorët e jashtëm të jenë të ndarë sipas grupeve të deputetëve edhe atë:
- Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni—numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 11;
- Grupi i deputetëve i LSDM-së – numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 6;
- Grupi i deputetëve i BDI-së – numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 3;
- Grupi i deputetëve i PDSH-së - numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm - 1;
- Grupi i deputetëve i PRSD-së dhe PL-së – numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 1;
- Grupi i deputetëve i PAE-së dhe SL-së -numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm – 1.
Ky konkluzion të dorëzohet për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësin e Sektorit për çështje financiare.
- Sa i përket pikës së dytë, në bazë të debatit, Këshilli Buxhetor njëzëri e miratoi Konkluzionin vijues:
- Këshilli Buxhetor e autorizon sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të formojë grup punues nga Shërbimi i Kuvendit, i cili do të përgatit Propozim-planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe të njëjtin do ta dorëzojë në shqyrtim dhe përcaktim për Këshillin Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
- Ky konkluzion të dorëzohet për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe për sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.