E martë 11 shtator 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T. JOZEF AMRANI
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Izraeli kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në nivel politik, por edhe gjithmonë ekziston mundësia për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.
Të dy palët shprehën kënaqësi nga kontaktet dhe bashkëpunimi i nivelit të lartë në periudhën e kaluar, të cilat u vlerësuan si jashtëzakonisht të suksesshme.
Në këtë kontekst, ambasadori Amrani i përcolli përshëndetjet nga kryetari i Knesetit të Izraelit, z. Reuven Rivlin, si dhe nga znj.Lia Shemtov, kryetari i Miqësisë parlamentare të Knesetit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në takimin u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve izraelite në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast u theksua nevoja për vizita më të shpeshta të biznesmenëve izraelitë në Republikën e Maqedonisë dhe shfrytëzimin e mundësve për investim në shtetin.
Ambasadori Amrani theksoi se ekziston mundësi e madhe për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit dhe për vizitë të turistëve izraelitë në Republikën e Maqedonisë.