E mërkurë, më 30 shtator 2009

TORBJORN JAGLAND-SEKRETARI I RI I PËRGJITHSHËM I KËSHILLIT TË EVROPËS

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës zgjodhi z.Torbjorn Jagland nga Norvegjia për sekretar të ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Në rrethin e parë të zgjedhjeve, prej 245 votave gjithsej, z.Jagland mori 165 (shumicën absolute) krahas z.Vladimir Timosheviq nga Polonia, i cili fitoi 80 vota.



E premte, më 25 shtator 2009, Pitsburg

G-20 ARRITI PAJTUESHMËRI PRINCIPUESE PËR KUFIZIMET E BONUSEVE NË SFERËN FINANCIARE

Në Samitin G-20 në Pitsburg, i cili filloi dje  me darkë pune, liderët politikë të 19 vendeve dhe BE-ja arritën pajtueshmëri principuese që të  kufizohen bonet në sferën financiare. Udhëheqësit shtetëror dhe qeverisës të grupi rekomandojnë  këto bone të jenë të kufizuara deri në një përqindje të caktuar  nga të ardhurat neto bankare kur i  kërcënohen bazës së shëndoshë të kapitalit.



E enjte, 24 shtator 2009

SAMITI I G-20 NË PITSBURG

Më 24 dhe 25 shtator, qyteti i Amerikës Pitsburg do të jetë nikoqir i Samitit G-20,  top tema e të cilit do të jetë gjetja e mënyrave efikase për tejkalimin e krizës globale ekonomike.



E mërkurë, më 23 shtator 2009

PRESIDENTI GJERMAN NËNSHKROI LIGJET PËRCJELLËSE PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË LISBONËS

Presidenti i Gjermanisë, Z. Horst Keler, i nënshkroi ligjet përcjellëse për ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës. Pritet që deri në fund të javës ky shtet ta finalizojë ratifikimin e Marrëveshjes Reformuese të Bashkimit Evropian të Lisbonës.



E martë, 22 shtator 2009, Nju Jork

SAMITI KLIMATERIK I KOMBEVE TË BASHKUARA

Mbi njëqind shefa të shteteve sot do të marrin pjesë në Samitin klimaterik të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Qëllimi i Samitit është të avancohen negociatat për arritjen e marrëveshjes efektive, shkencore dhe globale për klimën në Konferencën e Kopenhagës në dhjetor.



E enjte, 17 shtator 2009, Parlamenti Evropian

MAQEDONIA I PLOTËSOI KUSHTET PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Pjesa më e madhe e grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian e përkrahën propozimin për liberalizimin e vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.  Eurokomisionari   për punë të brendshme, z. Zhak Baro dhe ministri suedez për çështje evropiane Sesilija Malmstrom, para eurodeputeteve në Strasburg kumtuan se këto tri vende të Ballkanit Perëndimor i kanë të gjitha gjasat që nga 1 janari i vitit 210  të përfshihen në zonën shengen të Unionit Evropian.



E mërkurë, 16 shtator 2009, Strasburg

ZHOZE MANUEL BAROSO U RIZGJODH KRYETAR I EUROKOMISIONIT

Në ditën e tretë të seancës plenare në Strasburg, Parlamenti Evropian e përkrahu  kandidaturën e z. Zhoze Manuel Baroso për mandatin e dytë pesëvjeçar në postin Kryetar i Komisionit Evropian.



E mërkurë, 16 shtator 2009, Strasburg

KRYETARI AKTUAL DHE KRYETARËT E MËHERSHËM TË EVROPARLAMENTIT E POROSITËN IRLANDËN TA PËRKRAH MARRËVESHJEN E LISBONËS

Me iniciativë të Kryetarit aktual të Parlamentit Evropian, z.Jerzhi Busek, me rastin e fjalimit të tij në ditën e dytë të sesionit plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, morën pjesë tetë kryetarë të mëhershëm të Europarlamentit. Të gjithë ata u bënë apel qytetarëve të Irlandës ta përkrahin Marrëveshjen e Lisbonës në referendum më 2 tetor.



E martë, 15 shtator 2009, Strazburg

NUK KA PRONLONGIM TË VOTIMIT PËR BAROSO

Parlamenti evropian në fillimin e sesionit plenar në Strasburg, e miratoi rendin e ditës pa ndryshime,  pasi që propozimi i të Gjelbërve dhe grupeve tjera për prolongimin e votimit për z. Zhoze Manuel Baroso për kryetarë të Komisionit Evropian, u hodh poshtë me 248 vota “kundër” 135 “për” dhe 14 “të përmbajtur”.



E hënë, 14 shtator 2009, Strasburg

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian prej 14 deri më 17 shtator në Strasburg do të mbajë sesion plenar, në të cilin mes tjerash do të debatohet për kandidaturën e mandatit të ri të z. Zhoze Manuel Baroso në funksionin Kryetar i Komisionit Evropian, në pritje të votimit të së mërkurës.



E premte,11 shtator 2009, Komisioni Evropian

PLAN PËR FINANCIMIN E LUFTËS KUNDËR NGROHJES GLOBALE

Komisioni Evropian e shpalli planin për financimin e  luftës kundër ngrohjes globale në vendet në zhvillim, me të cilin parashihet  donacion nga Unioni Everopian me vlerë prej 2 deri në 15 miliardë euro në vit, deri në vitin 2020. Ndihma financiare pritet që të arrijë edhe nga disa vende të mëdha industriale, si Kina dhe India.



E premte, 11 shtator 2009, Këshilli Evropian

KONFERENCË NË PARIS PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE DEMOKRACINË

Si të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat legjislative në kushte të recesionit dhe situatave pas konfliktit në disa pjesë të Evropës, çka paraqet kërcënim për cenimin e vlerave të përgjithshme të përbashkëta, si mund të kombinohet llojllojshmëria kulturore me qëllim për respektimin e çdokujt dhe gjithkund, vallë kontinenti i vjetër është shembull për vlerë para kontinenteve tjera - këto janë vetëm një pjesë e çështjeve për të cilat do të debatohet në Konferencë në Paris.



E enjte, 10 shtator 2009

EUROPARLAMENTI DO TË VOTOJË PËR BAROSON MË 16 SHTATOR

Eurodeputetët më 16 shtator do të vendosin nëse z. Zhoze Manuel Baroso do të marrë mandatin e dytë si Kryetar i Komisionit Evropian. Konferenca e kryetarëve - liderëve të grupeve politike të Parlamentit Evropian dhe Kryetari i Parlamentit sot konfirmuan se votimi do të mbahet të mërkurën.



E mërkurë, 9 shtator 2009

ISLANDA MORI PYETËSORIN PËR ANËTARËSIM NË UE

Komisari për zgjerim Oli Ren, Qeverisë së Islandës ia dorëzoi pyetësorin për anëtarësim. Dokumenti përmban 2000 pyetje, të cilat Islanda duhet t’iu përgjigjet deri më 16 nëntor, e të cilat janë bazë për raportin në Këshillin e Evropës.



E mërkurë, 9 shtator 2009, Komisioni Europian

NDIHMË HUMANITARE PËR VENDET AFRIKANE TË GODITURA NGA NDRYSHIMET KLIMATIKE

Komisioni Evropian do të ndajë 53.475 milionë euro për ndihmë vendeve afrikane Somalisë, Etiopisë, Kenisë, Ugandës, Çadit, Burkina Faso, Nigerit, Malit dhe Mauritanisë, të cilat përballen me rreziqe ekstreme meteorologjike si rezultat i ndryshimeve klimatike.



E premte, 4 shtator 2009, Komisioni Europian

PËRKRAHJE PËR PLANIN GLOBAL PËR SHËRBIMET KLIMATIKE

Komisioni Europian e përkrahu Planin e ri Global për shërbimet klimatike, për të cilin u debatua edhe në Konferencën e tretë botërore për klimën në Gjenevë, ndërsa është i propozuar nga Organizata Botërore klimatike, qëllimi i të cilit është të fitohen më tepër të dhëna të vërtetuara shkencore dhe sisteme për prognozë të klimës. Kjo iniciativë  do të zbatohet deri në Konferencën në Kopenhagë më dhjetor të këtij viti.



E enjte, 3 shtator 2009

MAQEDONIA PJESË E TAKIMIT TË UE-së NË STOKHOLM

Më 4 dhe 5 shtator, z. Karl Bild, si ministër i punëve të jashtme i Suedisë e cila kryeson me Unionin Evropian, do të jetë nikoqir i takimit joformal të ministrave për punë të jashtme të UE-së, i cili do të mbahet në muzeun suedez të arkitekturës, në Stokholm.



E mërkurë, 2 shtator 2009, Bruksel

MINISTRAT E FINANCAVE TË UE-së NË DREKË PUNE JOFORMALE

Kryesia suedeze e Këshillit të Unionit Europian i ftoi Ministrat e Financave të UE-së në drekë pune joformale në Bruksel. Qëllimi i këtij takimi ishte që të përgatitin pozicionet e përbashkëta të UE-së para mbledhjes së G-20 me Ministrat e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore në Londër më 4 dhe 5 shtatorë.



E martë, 1 shtator 2009, Gdanjsk

SHTATËDHJETËVJETORI I FILLIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Në Gdanjsk të Polonisë, sot u shënua 70-vjetori i Luftës së Dytë Botërore.
Mbi njëzet burrështetas evropianë, të udhëhequr nga kryetari polak Leh Kaçinski dhe nga kryeministri Donalld Tusk, vendosën kurora në shenjë përkujtimi të viktimave.

Click