E mërkurë, 4 shtator 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 66-të, të mbajtur më 3 shtator 2013, si trup punues amë, në lexim të dytë, mori në shqyrtim:
1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor;
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërtim;
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lundrim të brendshëm;
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhim me hedhurina;
5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tokë ndërtimore.
Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe z. Abdulaqim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z. Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore.
Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore, mori pjesë deputeti Gazmend Aliji.
Komisioni, konkludoi që këto Propozim-ligje të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, Kryetari Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej 5 amendamente nga propozues të autorizuar.
Në debatin morën pjesë deputetët: z. Bllagoja Stojanovski, z. Pançe Orcev, znj. Liljana Zaturoska dhe znj. Marija Rashkovska. Katër amendamente u miratuan, ndërsa një nuk u miratua.
Pas debatit, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Lidhu me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhim me hedhurina, z. Ademi e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: znj. Vjollca Mehmeti-Nuredini, z. Bllagoja Stojanovski, znj. Kosana Mazneva dhe z. Gazmend Aliji.
Në fund të debatit, Komisioni, me 6 vota "pro" dhe 3 vota "të përmbajtur" vlerësoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.