E premte, 6 shtator 2013, Vilnus, Lituani
PJESËMARRJA NË KONFERENCËN INTERPARLAMENTARE PËR POLITIKË TË PËRBASHKËT TË JASHTME DHE TË SIGURISË DHE POLITIKË TË PËRBASHKËT DHE TË MBROJTJES
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, nga 4 deri në 6 shtator merr pjesë në Konferencën Interparlamentare për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe politikë të përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes, e cila në kuadër të kryesimit të Lituanisë me Bashkimin Evropian, mbahet në Vilnus, Lituani.
Në Konferencën, fjalime kryesore mbajtën kryetari i Republikës së Lituanisë, znj.Dalija Gribauskaite, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, z. Linas Linkeviçius, Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë të Bashkimit Evropian, znj. Ketrin Eshton, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z. Anders Rasmusen si dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, z. Ellmar Brok.
Ndër të tjerash, në konferencën u prezantuan prioritetet e kryesimit të Lituanisë, ndërsa u diskutua edhe për politikën e jashtme të përbashkët dhe politikën e sigurisë të Bashkimit Evropian gjatë kryesimit të Lituanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Kryetari i Komisionit, z. Antonio Milloshoski, realizoi edhe takime joformale me më shumë kolegë parlamentarë nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga vendet-anëtare të Aleancës.