E enjte, 02 shtator 2010
Doli numri i shtatë i buletinit të komitetit të përzier parlamentar RM-UE
Doli numri i shtatë i Buletinit të delegacionit të kuvendit në Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë-Unioni Evropian (KPP). Buletini i KPP, i cili në formë elektronike del një herë në muaj, përmban informacione dhe tekste lidhur me aktivitetet e KPP-së, si dhe trupave tjera të Kuvendit, të cilat për së afërmi kujdesen për përparimin e procesit të integrimeve evropiane të Republikë së Maqedonisë.
Buletini u dorëzohet qindra personaliteteve puna e të cilëve është e lidhur me rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë, dhe parasëgjithash eurodeputetët, të cilët janë anëtarë ose zëvendësanëtarë të KPP RM-UE, si dhe eurodeputetë të tjerë, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilët gjithashtu janë të anëtarësuar në trupin e përbashkët maqedonase-evropiane për bashkëpunim, diplomatëve, anëtarëve të administratës në Parlamentin Evropian dhe Komisionit Evropian, deputetëve të cilët punojnë në çështje evropiane të parlamenteve nacionale të vendeve-anëtare të UE-së, ambasadave, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare vendase dhe të huaja, institucioneve dhe instituteveve arsimore nga vendi dhe jashtë.
KPP, si trup i kuvendit i obliguar për përparimin e dimensionit parlamentar të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian, me lëshimin e Buletinit në bashkëpunim me Ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, ka për qëllim aktorëve relevant politik dhe aktorëve tjerë nga Maqedonia dhe nga Brukseli, për së afërmi t’ia paraqes aktivitetet e institucioneve maqedonase në drejtim të anëtarësimit sa më të shpejtë të shtetit në Unionin Evropian.
Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tija të kaluara, mund t’i lexoni në këtë adresë:
http://www.sobranie.mk//mpk-bilten.nspx, ndërsa
Më tepër informacione për aktivitetet e KPP mund t’i merrni në këtë adresë:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4