E premte, 17 shtator 2010
KËSHILLI EVROPIAN I DEDIKUAR POLITIKËS SË JASHTME
Në samitin e djeshëm të Këshillit Evropian në Bruksel, shefat e shteteve dhe qeverive të 27-vendeve-anëtare të Unionit Evropian u morën vesh në të ardhmen të mbajnë takime të rregullta për politik të jashtme të Unionit, me qëllim që të rritet efikasiteti i saj.
‘’Ky është fillimi i këtij procesi. Ky Këshill Evropian është i pari i dedikuar politikës së jashtme'', deklaroi kryetari i këshillit Evropian, z. Herman Van Rompuj.
Anëtarët e UE-së e miratuan Marrëveshjen për tregti të lirë me Koren e Jugut, ndërsa pozitivisht u deklaruan dhe për marrëveshjen për shtrëngimin e disiplinës buxhetore me qëllim pengimin e krizave të ardhshme financiare.
Në Samit ishin shqyrtuar dhe bisedimet paqësore në Lindjen e Afërt, marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor, si dhe takimet e ardhshme në nivel të lartë me vendet e tjera
Liderët Evropian u bashkuan rreth nevojës Evropa më tepër t’i promovon interesat dhe vlerat e tyre dhe të jetë një aktor efektiv global.