E enjte, 23 shtator 2010
MBLEDHJA E DYZETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të Dyzetetretë, si trup amë punues në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për siguri të ushqimit të kafshëve.
Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morri pjesë z. Lupço Dimovski, ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.
Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, z. Nikolla Çurçiev, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të parashtruara janë gjithsej 24 amendamente për Propozim-ligjin.
Komisioni miratoi 19 amendamente, tre nuk i miratoi ndërsa për dy nuk mbante debat nga shkaku se propozuesit të njëjtët i tërheqë.
Pas debatit, Komisi për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi Propozim-ligji për siguri të ushqimit të kafshëve të përcjellët në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës Maqedonisë