E hënë, 27 shtator 2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski në vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Turqisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, prej sot është në vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Turqisë. Në kuadër të vizitës, kryetari Veljanovski sot në Stamboll do të realizoj takim me patriarkun e përgjithshëm Vartolomej, si dhe me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdulah Gjyl.
Nesër ai në Ankara do të takohet me pandanin e tij, kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Maqedonisë, z. Sedat Kizilxhikli.
Në delegacionin zyrtar, të udhëhequr nga kryetari Veljanovski, janë edhe deputetët z. Kenan Hasipi, i cili njëherit është edhe kryetar i grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë dhe deputetët z. Cvetko Grozdanov, z. Nazif Bushi dhe z. Andrej Zhernovski, anëtar të grupit parlamentar.