E martë, 28 shtator 2012
MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë, të mbajtur më 19 shtator 2012, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për Entin gjeologjik të Republikës së Maqedonisë;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transformimin e ndërmarrjes me kapital shoqëror;
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për privatizimin e kapitalit shtetëror;
- Propozim-ligjin për lëndë të para minerale;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete.
- Zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozuar të autorizuar, për ligjet në vijim:
- Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për transformim të ndërmarrjes me kapital shoqëror;
- Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për privatizimin e kapitalit shtetëror;
- Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike dhe
- Propozim-ligji për Entin Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë.
Komisioni me shumicë votash konkludoi se në pajtim me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë përmbushur kushtet për përpilimin e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t'i shqyrtojë dhe miratojë këto Propozim-ligje.
- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie, u parashtruan 10 amendamente, prej të cilave 4 amendamente u miratuan, 4 nuk u miratuan, dhe 2 amendamente u tërhoqën.
Komisioni njëzëri konkludoi që Ky Propozim-ligj të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
- Sa i përket Propozim-ligjit për lëndë të para minerale, Komisioni shqyrtoi gjithsej 28 amendamente, të parashtruara nga propozues të autorizuar, prej të cilave 8 amendamente u miratuan të parashtruar nga Komisioni për Çështje Ekonomike, 15 nuk u miratuan, dhe 5 u tërhoqën.
Komisioni njëzëri konkludoi që Propozim-ligji për lëndë të para minerale të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, Komisioni shqyrtoi 4 amendamente të parashtruara, të cilat u miratuan njëzëri.
Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi njëzëri që Ky Propozim-ligj te përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.