E martë, 4 shtator 2012
MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tridhjetetretë të mbajtur më 29 gusht 2012, në lexim të dytë e shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për avokati.
Kryetari i Komisionit, z. Ilija Kitanoski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u parashtruan amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Komisioni, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për avokati, e përcjelli në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.