E premte, 7 shtator 2012
PRANIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 8 SHTATORIT - DITËS SË PAVARËSISË
Me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zotëri Trajko Veljanoski, sonte do të organizojë pritje solemne.
Në pranim u ftuan: kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë, deputetët e përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kori diplomatik në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit nga të gjitha sferat e jetës politike, kulturore, shkencore dhe ekonomike.
Pranimi do të mbahet në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 19:00.