E premte, 7 shtator 2012
INTEGRIMI I SERVISEVE MIQËSORE TË RINISË NË SISTEMIN E SHËNDETIT PUBLIK


Sot Qendra e Rinisë "Dua të di" në ambulancën Shuto Orizar, Komisioni për Mundësi të Barabartë të Grave dhe Burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me H.E.R.A. organizoi vizitë punuese në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.
Kjo vizitë u organizua me qëllim që anëtarët e komisionit të informohen mbi punën e qendrës në Shuto Orizar, si dhe mbi modelin e serviseve miqësore të rinisë.
Ashtu siç theksoi kryetarja e komisionit, Liljana Popovska kjo vizitë u shfrytëzua që të diskutohet se si qendra e rinisë, por edhe të tjerat të ngjashme si kjo të inkuadrohen në sistemin e shëndetit publik. Atë që ajo e theksoi si sukses të madh është që në gjashtë vitet e kaluar kjo qendër ka përfshirë mbi 12.000 klientë, që është veçanërisht e rëndësishme për këtë komunë.
Ministri Todorov shprehu kënaqësi nga vizita e kësaj qendre interdisiplinare. Ky mund ekskluzivisht vlerësohet nga ana e shtetit, sepse shërbimet janë orientuar në kategoritë e margjinalizuar dhe kategoritë e përjashtuar socialë të qytetarëve. Ai theksoi se ministria punon në realizimin e asaj që u premtua më parë, përkatësisht sigurimin e shërbimeve gjinekologjike si pjesë e mbrojtjes shëndetësore primare për gratë dhe vajzat në periudhën reproduktive. Në këtë moment u sigurua hapësirë e cila do të pajiset si ambulancë gjinekologjike, ndërsa gjithashtu u publikua thirrje për interes për koncesioner, për të cilën ka të interesuar gjinekolog. Nëpërmjet dhënies së koncesionit për gjinekolog në komunën e Shuto Orizarit do të zgjidhet një problem i madh.
Drejtori ekzekutiv i H.E.R.A, Bojan Jovanovski i përsëriti konkluzionet nga bisedimet me anëtarët e komisionit dhe ministrin, të cilat kanë të bëjnë me vazhdimin e bisedimeve rreth integrimit të qendrave në sistemin e shëndetit publik. Ashtu siç thekoi ai, kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të asaj se kjo qendër, por edhe qendra në ambulancën Vodno, ofron shërbime për kategoritë e qytetarëve të cilët kanë vështirësi për marrjen e shërbimeve nga institucionet shëndetësore publike.