KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, më 9 tetor 2009

10 TETORI – DITA EVROPIANE KUNDËR DËNIMIT ME VDEKJE

Pasi më 26 shtator të vitit 2007, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi që përveç se ditë botërore, 10 tetori të jetë edhe Dita Evropian kundër Dënimit me Vdekje, kjo ditë shfrytëzohet si rast që të promovohet fushata për ndalimin e dënimit me vdekje në mbarë botën.

Motoja e Këshillit të Evropës është se “vdekja nuk është drejtësi” dhe ai fokusohet në atë se sistemi dënues-riedukues të ballafaqohet me shkelësit e ligjit në mënyrë tjetër.

Bashkimi Evropian bën luftë në gjithë botën për heqjen e dënimit me vdekje, i bazuar në parimin e respektimit të dinjitetit të njeriut, cilatdo qofshin veprimet e tij.

Vitin e kaluar në 25 vende të botës, prej 8.864 personave gjthsej të dënuar me dënim me vdekje, janë ekzekutuar 2.390, 93% të ekzekutimeve janë kryer në pesë shtete – Kinë, Iran, Arabi Saudite, Pakistan dhe ShBA. Rreth tre të katërtat e ekzekutimeve janë kryer në Kinë, kurse Bjellorusia mbetet shteti i vetëm në Evropë, që zbaton dënimin me vdekje.
Dy të tretat e shteteve në botë e kanë ndaluar dënimin me vdekje, në 59 ende është ligjor, kurse 25 e zbatojnë në praktikë.

a

Na ndiqni në:

Click