E enjte, 14 tetor 2010
KRYETARI VELJANOVSKI DHE DEPUTETËT MORËN PJESË NË AKSIONIN HUMANITAR-DITA E SHËRBIMIT


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, sot ishte nikoqir në aksionin e dhënies së gjakut dhe aksionit për donimin e ushqimit. Në këtë aksion të përbashkët fisnik i titulluar si ‘’Dita e shërbimit’’e cila u mbajt në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe iu bashkëngjitën edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, koordinatorët e grupeve parlamentarëve në Kuvendin dhe një numër i madh i deputetëve.
Me rastin e donatorëve ju drejtua ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Sh. e tij Filip Riker dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, z.Sait Saiti.
Duke marr fjalën para tjerëve Sh. e tij Filip Riker theksoi se qëllimi i kësaj ngjarje është që të ofrohen njerëzit nga të gjitha bashkësitë, pa dallim të religjionit të tyre, dhe të mendojnë për qëllimin e përbashkët. Ambasadori Riker shprehu vullnetin se me këtë aksion të përbashkët, i cila mbahet dy vite me rend, do t’i ndihmohet Kryqit të Kuq t'i plotësoj rezervat e gjakut dhe familjeve të varfra t'i dorëzohen artikujt e domosdoshëm ushqimor për muajt e ardhshëm të dimrit. Gjithashtu, me këtë aktivitet do t’i ndihmohet Kryqit të Kuq të formoj rrjet më të madh të donatorëve të gjakut nga Maqedonia, me qëllim që të sigurohen rezervat e gjakut të jenë të mjaftueshme për nevojat e ardhshme.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski në emër të tij, në emër të koordinatorëve të grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikën së Maqedonisë dhe në emër të gjithë deputetëve përzemërsisht e përshëndeti këtë aktivitet të përbashkët bujar të kryqit të qytetit të Shkupit dhe ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë.
Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari Veljanovski theksoi se pjesëmarrja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në këtë aksion humanitar dhe bujar afirmohet dhe në vepër tregon solidaritet të përbashkët të deputetëve, pa marr parasysh dallimeve të cilët ato i kanë. Ai , gjithashtu, shprehu vullnetin me këtë akt të përbashkët do të nxiten dhe aksione tjera të solidaritetit me qëllim që t'i ndihmohet kategorive më të prekura të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.