E shtunë, 12 tetor 2013, Kabul
DELEGACIONI SHTETËROR I VIZITOI PAQERUAJTËSIT MAQEDONAS NË AFGANISTAN


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe deputetin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, z. Oliver Spasovski, si anëtarë të delegacionit shtetëror, me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e kryengritjes popullore, i vizituan militantët paqeruajtës maqedonas të sistemuar në Misionin ISAF, në Afganistan.
Delegacioni shtetëror u takua me zëvendëskomandantin e forcave, gjenerali-nënkolonel Xhon Lorimer dhe me përfaqësuesin më të vjetër civil të NATO-s në Afganistan, ambasadori Mauric Johems, si dhe me ministrin e Mbrojtjes të Afganistanit, Bismila Kan Mohamadi. Në takimet bashkëfolësit biseduan për kontributin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të forcave ISAF, si dhe për mundësitë për kontribut të ardhshëm në kuadër të misionit të Aleancës pas vitit 2014, në përkrahjen e proceseve për stabilizim dhe demokratizim të vendit.


Kryetari Veljanoski, deputeti Spasenovski dhe ministri Xhaferi, gjatë vizitës së pjesëtarëve të kontingjentit maqedonas në ISAF, i panë në vepër shkathtësitë, njohuritë dhe profesionalizmin e militantëve në kryerjen e detyrave, i përshëndetën paqeruajtësit maqedonas dhe theksuan se ato e krijojnë imazhin për Armatën e Republikës së Maqedonisë, me çka padyshim bëhen ambasadorë më të mirë të Republikës së Maqedonisë në komunitetin ndërkombëtar.