E enjte, 24 tetor 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 68-të të mbajtur më 18 tetor 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi propozim-ligjet në vijim:
1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për organizma të modifikuara gjenetike - leximi I;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhurinës - leximi I;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurinë - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me paketim dhe hedhurinë nga paketimi - leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra - leximi I;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për cilësi të ajrit të ambientit - leximi I;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pajisje elektronike dhe elektrike dhe pajisje elektrike dhe elektronike të hedhurinës - leximi I;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi I;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore - leximi I;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sistem hekurudhor - leximi I;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor - leximi I;
14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor - leximi I;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi I;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për caktim të emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore - leximi I;
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale - leximi I;
18. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për teleferikë dhe ski-lift - leximi I;
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varreza dhe shërbime të varrimit - leximi I;
20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe shkarkim të ujërave të zeza urbane - leximi I;
21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;
22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi I;
23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi I;
24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik - leximi I;
25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërti publike - leximi I;
26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim - leximi I.
Në mbledhjen e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në cilësi të përfaqësuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm: z. Stevo Temellkovski, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.
Në fund të debatit, Komisioni vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.