E premte, 4 tetor 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 78-të, të mbajtur dje , si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi:
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing;
- Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimeve publike në depozitë të përhershme në shoqërinë e Kombinatit të Duhanit SHA Prilep;
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike.
Kryetari i Komisionit, z. Marjanço Nikollov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing dhe Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimeve publike në depozitë të përhershme në shoqërinë e Kombinatit të Duhanit SHA Prilep, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.
Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike, u parashtruan gjithsej 17 amendamente nga propozues të autorizuar. U shqyrtuan gjithsej 15 amendamente, prej të cilave 11 u miratuan, ndërsa 4 nuk u miratuan. Ndërsa për 2 amendamente Komisioni nuk zhvilloi debat, meqë të njëjtit u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar.
Në fund të debatit, Komisioni Propozim-ligjet e lartpërmendur i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.