E enjte, 24 tetor 2013
MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 81-të, të mbajtur më 22 tetor 2013, si trup punues amë, shqyrtoi:
- Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për "Projektin për ndërtim të autostradës - aksit rrugor Milladinovci - Shtip", që do të lidhet ndërmjet Eksport - Import Bankës së Kinës dhe NP për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
- Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për "Projektin për ndërtim të autostradës - aksit rrugor Kërçovë - Ohër", që do të lidhet ndërmjet Eksport - Import Bankës së Kinës dhe NP për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar.
Për çdo Propozim-ligj u shqyrtuan nga 3 amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar, të cilët Komisioni nuk i miratoi.
Në fund të debatit, Komisioni për Financim dhe Buxhet i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.