E hënë, 7 tetor 2013
SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT
Parlamenti Evropian, nga 7 deri 10 tetor në Strasburg, mban seancë plenare në të cilën, ndër të tjerash, do të diskutohet për industrinë e duhanit, me qëllim që cigaret të bëhen më pak atraktiv për rininë.
Eurodeputetët do të debatojnë edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, për sistemin e ri për kontroll tejkufitar, për krizën e refugjatëve sirianë, për rritjen e ekstremizmit djathtist në Evropë dhe për gjendjen e Romëve në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, në agjendë do të gjenden edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe diskriminimit, dhunës ndaj grave etj.
Në ditën e fundit të sesionit do të shpallet edhe fituesi i çmimit "Saharov" për lirinë e mendimit.