E enjte, 13 tetor 2011
DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E RAPORTIT TË KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2011
Të nderuar
Ashtu siç është tashmë traditë, sot na u dorëzua zyrtarisht Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit të Unionit Evropian. Raporti Vjetor, si dhe ato të deritanishmit, është pasqyrë objektive e të gjitha ndryshimeve pozitive që kemi bërë, por dhe çështjeve dhe sferave të cilave në të ardhmen duhet t'u kushtojmë vëmendje më të madhe.
Si Kryetar i Kuvendit , unë jam i kënaqur në pjesën që ka të bëjë me punën e Kuvendit, dhe që është pasqyrim në punën e përbashkët e të gjithë kolegëve deputetë, dhe të shumicës dhe të opozitës.
Siç është praktikë, raporti tani do të shqyrtohet më me detaje në Komisionet kompetente, ndërsa besoj se në debat do të theksohet se si në të ardhmen duhet t'i tejkalojmë vërejtjet nga Raporti. Gjithashtu, në datën 17 të këtij muaji Raporti i Komisionit Evropian do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare.
Të nderuar
Ky është raporti i tretë në të cilën Komisioni Evropian rekomandon që Republika e Maqedonisë të fitojë datë për fillimin e negociatave në UE.
Komisioni Evropian për herë të tretë konfirmon ekzistencën e standardeve evropiane të cilat gradualisht bëhen përditshmëri e jonë dhe të cilat inkorporohen në sistemin tonë juridik.
Prandaj, me të drejtë, pres që Këshilli i Ministrit të BE-së t'i respektojë këto parime dhe Republika e Maqedonisë ta fitojë datë, dhe përfundimisht kontesti bilateral me fqinjin jugor pushojë të qenët shkak për të gjitha bllokimet tona.. E gjithë kjo është edhe për të mirën e rajonit dhe perspektivave të tij evropiane, ndërsa dhe për të mirën e Bashkimit Evropian.
Ju faleminderit.