E hëne, 26 tetor 2011
SAMITI I BE-SË PËR SHPËTIM NGA KRIZA
Shefa të shteteve dhe qeveri të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot do të mbajnë Samit në Bruksel për arritjen e planit gjithëpërfshirës evropian për dalje nga kriza financiare dhe për gjetjen e zgjidhjes për krizën debitore në eurozonën.
Anëtarët e BE-së, u morën vesh për qëllimet dhe projektet e strategjisë, që përfshin:
- sigurim të financave të qëndrueshme financiare dhe nxitje të rritjes ekonomike;
- stabilizim të gjendjes financiare në Greqi;
- përforcim të fuqisë mbrojtëse të fondit evropian për stabilitetin financiar;
- kthim të besimit në sektorin bankar dhe menaxhim më të mirë;
- integrim më të madh të vendeve të eurozonës.
Madje, pritet edhe plan konkret nga qeveria e Italisë, për frikën nga falimentimi i Italisë.